28 Nëntori 1912 - Pavarësia e ShqipërisëDërguar të Sunday, 29 November @ 09:09:18 UTC nga collectionist | |||||||||||
Qysh në fund të tetorit të vitit 1912 në rrethet diplomatike dhe në shtypin evropian filloi të flitej për nevojën e ndryshimeve territoriale në të mirë të aleatëve ballkanikë. Nismën për këtë veprim të ri e morën Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, të cilët mendonin se do të kishin përkrahjen e Lidhjes Trepalëshe. Ata u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor 1912 organizuan mbledhjen e kolonisë shqiptare të atjeshme. Aty u vendos të themelohej “një komitet drejtonjës” që të merrte në dorë qeverinë e vendit; të krijohej një komision që do të shkonte në Evropë për të mbrojtur përpara qeverive të Fuqive të Mëdha “të drejtat kombëtare e lokale të popullit shqiptar” dhe një komitet në Bukuresht, që do të bashkërendonte veprimtarinë e komiteteve të tjera brenda e jashtë Shqipërisë për t’i ardhur atdheut në ndihmë. Mbledhja e Bukureshtit në vendimin e saj nuk përcaktoi qartë nëse do të kërkohej autonomi a pavarësi. Kjo do të përcaktohej, siç duket, nga zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve dhe nga qëndrimi që do të mbanin kundrejt çështjes shqiptare Fuqitë e Mëdha. Për këtë qëllim Ismail Qemali me shokë shkoi në Vjenë, ku bisedoi me ambasadorin anglez, Berhtoldin, dhe me ambasadorin italian. Gjatë rrugës ose ndoshta në kryeqytetin austriak Ismail Qemali u njoftua për lëvizjen që kishte filluar në Shqipëri për mbledhjen e një kuvendi kombëtar. Ai i deklaroi më 10 nëntor ambasadorit anglez se do të nisej së shpejti për në Vlorë për të marrë pjesë në një mbledhje të krerëve shqiptarë, se shqiptarët ishin të vendosur të ruanin vendin e tyre, se ata do të luftonin deri në pikën e fundit të gjakut për të mos lejuar një copëtim të tij dhe se krijimi i një Shqipërie më vete do të mënjanonte një ndërhyrje të Austrisë dhe të Italisë. Ideja për mbledhjen e një kuvendi në Shqipëri, që do t’u paraqiste Fuqive të Mëdha kërkesat e popullit shqiptar, kishte gjetur përkrahjen e qeverisë austro-hungareze. Berhtoldi e njoftoi Ismail Qemalin se Vjena ishte për një Shqipëri autonome. I tillë ishte edhe opinioni që mbizotëronte në rrethet diplomatike të Fuqive të tjera të Mëdha. Por autonomia në kuadrin e Perandorisë Osmane tashmë nuk kishte asnjë kuptim. Ushtria osmane në Ballkan ishte shpartalluar në të gjitha frontet. Trupat serbe, malazeze e greke kishin hyrë thellë në tokën shqiptare. Në këto kushte e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes shqiptare ishte ajo e shpalljes së pavarësisë. Në këtë përfundim arriti grupi i atdhetarëve i kryesuar nga Ismail Qemali, i cili më 19 nëntor deklaronte në Trieste, ku kishte arritur bashkë me shokët, se: “... menjëherë pas mbërritjes së tij në Shqipëri do të shpallej pavarësia e Shqipërisë dhe do të zgjidhej qeveria e përkohshme”. Nga Triestja komisionit që ishte formuar në Vlorë për përgatitjen e mbledhjes së kuvendit kombëtar iu dërgua një telegram, me anë të të cilit kërkohej që të merreshin masa për thirrjen e delegatëve. Ideja e pavarësisë së Shqipërisë dhe lajmi i mbledhjes së kuvendit kombëtar u pritën me entuziazëm të madh në Shqipëri, ku gjetën një truall të përgatitur qysh më parë nga rrethet atdhetare të vendit. Këto rrethe kishin vendosur lidhje ndërmjet tyre dhe kishin caktuar Vlorën si qendër ku do të bëhej mbledhja e përfaqësuesve të kombit shqiptar. Puna e parë e udhëheqësit patriot qysh më 26 nëntor ishte organizimi i forcave të armatosura. Për këtë qëllim ai ngriti një komision organizues dhe u dërgoi pleqësive të katundeve një qarkore, me anën e së cilës porositeshin të mobilizonin njerëzit e aftë për armë dhe t’i mbanin ata në gatishmëri. Ndërkohë, ushtria serbe po përparonte me shpejtësi në tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Durrësit, Tiranës, Krujës dhe Elbasanit. Rrethet atdhetare të këtyre qyteteve vendosën ta shpallnin sa më parë pavarësinë për t’i vënë autoritetet ushtarake serbe përpara faktit të kryer. Më 25 nëntor Elbasani shpalli i pari pavarësinë. Të nesërmen atë e shpallën Durrësi e Tirana dhe më 27 nëntor Kavaja, Peqini e Lushnja. Për shkak të përparimit të pandalur të ushtrive serbe, gjendja në Shqipëri po bëhej gjithnjë më kritike. Kjo ishte arsyeja që në mbrëmjen e 27 nëntorit delegatët që ndodheshin në Vlorë, ndonëse nuk kishin arritur ende përfaqësuesit e disa krahinave, vendosën të mblidhnin të nesërmen kuvendin kombëtar. Më 28 Nëntor 1912, në orën 14, u hap në Vlorë Kuvendi Kombëtar. Në mbledhjen e parë të Kuvendit morën pjesë 37 delegatë, të cilët u shtuan gjatë ditëve që pasuan duke arritur në 63 veta, që përfaqësonin të gjitha viset shqiptare. Pjesa më e madhe e tyre ishin udhëheqës e veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Përveç Ismail Qemalit merrnin pjesë Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Sali Gjuka, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikollë Kaçorri, Jani Minga, Abdi Toptani, Pandeli Cale, Dudë Karbunara, Lef Nosi, Mithat Frashëri, Mehmet Dëralla, Hasan Hysen Budakova, Ajdin Draga, Sherif efendi Dibra, Dhimitër Mborja, Dhimitër Zografi, Shefqet Daiu, Rexhep Ademi, Dhimitër Berati, Kristo Meksi, Xhelal Koprëncka, Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Vërlaci etj. Isa Boletini mbërriti me 400 luftëtarë kosovarë më 29 nëntor, i pritur me gëzim të madh nga popullsia dhe nga delegatët e Kuvendit. Nga udhëheqësit e tjerë kosovarë, për shkak të rrethanave të luftës, nuk mundën të merrnin pjesë Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha etj., që ndodheshin në burgun e Beogradit, si edhe Bajram Curri, i cili, ndonëse u nis për në Kuvend, u pengua nga luftimet gjatë rrugës. Pjesëmarrja në Kuvend e delegatëve nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, duke përfshirë edhe ato që ndodheshin të pushtuara nga ushtritë serbe, malazeze e greke, i dha atij karakterin e një asambleje kombëtare mbarëshqiptare. Kjo ishte njëherazi shprehje e vendosmërisë së të gjithë shqiptarëve për t’u bashkuar në shtetin e vet kombëtar, në të cilin do të përfshiheshin të gjitha viset shqiptare. Nga Kuvendi i Vlorës doli gjithashtu qeveria e përkohshme e kryesuar nga Ismail Qemali. Rëndësia historike e Shpalljes së Pavarësisë Shpallja e Pavarësisë ishte një akt me rëndësi jetike për popullin shqiptar. Ajo, nga njëra anë, mbylli një epokë të tërë luftërash e përpjekjesh shekullore për të hequr qafe zgjedhën e huaj, për të ruajtur tërësinë territoriale të atdheut e për të formuar shtetin e lirë kombëtar shqiptar duke kurorëzuar veprën e Rilindjes dhe, nga ana tjetër, hapi një epokë të re, një epokë luftërash e përpjekjesh të tjera për ta mbrojtur pavarësinë e fituar nga rreziqet e jashtme e të brendshme, për të siguruar bashkimin kombëtar të gjymtuar rëndë dhe për të vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë përfaqësonte fitoren e përbashkët të të gjitha trevave shqiptare prej Rrafshit të Dukagjinit në veri e deri në Çamëri në jug, prej brigjeve të Adriatikut e të Jonit në perëndim e deri në fushat e Kosovës, të Tetovës, në pellgun e Shkupit, në luginën e Preshevës e të Kumanovës, në lindje. Këto treva, duke marrë pjesë gjallërisht me pushkë e me penë në lëvizjen për çlirimin kombëtar, vunë gurë në themelet e pavarësisë shqiptare, i çimentuan ato me gjakun e bijve më të mirë dhe i hapën rrugën formimit të shtetit shqiptar. Kuvendi i Vlorës e shpalli pavarësinë në emër të të gjithë shqiptarëve, të të gjitha trevave shqiptare, që dërguan përfaqësuesit e tyre në të. Ai e trajtoi Shqipërinë një e të pandarë. Edhe qeveria shqiptare e Ismail Qemalit doli në rrafshin ndërkombëtar si përfaqësuese e gjithë popullsisë shqiptare dhe e të gjitha tokave shqiptare, edhe pse një pjesë e madhe e tyre ishte e pushtuar nga ushtritë e shteteve ballkanike. Edhe deklaratat e notat e protestës, që kjo qeveri u dërgoi shteteve ballkanike e komandave të tyre ushtarake, në të cilat kërkoi largimin e menjëhershëm të forcave të huaja ushtarake nga trojet e pushtuara shqiptare dhe kthimin e tyre Shqipërisë, u bënë në emër të Asamblesë Kombëtare që përfaqësonte të gjitha trojet e banuara nga shqiptarët. Me Aktin e 28 Nëntorit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar për të qenë i bashkuar, i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Kjo ishte një e drejtë që buronte nga qenia e tij si popull me gjuhën, me kulturën, me individualitetin e me historinë e vet, e drejtë e fituar me mundime e sakrifica të panumërta në llogoret e luftës, e drejtë që i takonte për ndihmesën e vyer në dëbimin nga Ballkani të sunduesve të huaj osmanë. Për ta siguruar një fitore të tillë popullit shqiptar iu desh të bënte një luftë të gjatë kundër sundimtarëve osmanë dhe synimeve grabitqare të fuqive të huaja. Një varg rrethanash të brendshme e të jashtme kanë bërë që këto lëvizje të mos arrinin dot objektivin. Por në çdo etapë ato kanë vënë në provë forcat materiale e morale të popullit shqiptar, kanë pasuruar përvojën e traditat e tij luftarake dhe kanë krijuar premisat për zhvillimin e mëtejshëm të luftës. Në shek. XIX e në fillim të shek. XX kjo luftë u zhvillua mbi baza të reja shoqërore e politike dhe mori karakter të ndërgjegjshëm kombëtar. Shpallja e autonomisë nga Lidhja e Prizrenit dhe ajo e Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës më 1912 janë dy hallkat themelore në zinxhirin e ngjarjeve të lëvizjes kombëtare, të lidhura organikisht ndërmjet tyre si shprehje e vullnetit popullor dhe si pasojë e drejtpërdrejtë e përfundim logjik i luftës çlirimtare. Por, Shpallja e Pavarësisë shqiptare ishte në të njëjtën kohë një etapë më e lartë, e përcaktuar nga zhvillimi progresiv i lëvizjes dhe nga rrethanat ndërkombëtare. Në Gadishullin Ballkanik Shqipëria, sikurse Maqedonia, ishte vendi që u çlirua i fundit nga sundimi i sulltanëve osmanë, në një kohë kur popujt e tjerë fqinjë kishin, kush më shumë e kush më pak, dhjetëra vjet që bënin jetë shtetërore të pavarur. Kjo vonesë u shkaktua nga faktorë ekonomikë, shoqërorë e politikë, të brendshëm e të jashtëm, që vepruan ndërsjelltas mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe përcaktuan ritmet e zhvillimit të saj. Prapambetja ekonomike e shoqërore e vendit ishte padyshim një faktor që vonoi rritjen e forcave organizuese e drejtuese të lëvizjes kombëtare e si pasojë e vështirësoi dhe e vonoi Shpalljen e Pavarësisë. Megjithatë, edhe pse Shqipëria ishte një vend i vogël e mbi të rëndonte zgjedha e një perandorie të madhe, një faktor themelor që e vonoi për dhjetëra vjet pavarësinë shqiptare ishte ai i jashtëm. Populli shqiptar ka qenë gjatë gjithë lëvizjes për çlirimin kombëtar i vetëm, pa ndihmën e jashtme e pa aleatë. Për më tepër, shtetet ballkanike fqinje, të cilat të parat patën siguruar pavarësinë, luftuan me të gjitha mjetet, duke filluar nga presionet diplomatike e duke mbaruar edhe me ndërhyrje të armatosura, kundër Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, e cila për nga qëllimet e saj ishte në kundërshtim me planet e tyre të skllavërimit ekonomik e politik dhe të copëtimit të Shqipërisë. Edhe Fuqitë e Mëdha, të cilat, gjatë gjithë shek. XIX patën përkrahur popujt e krishterë të Ballkanit (serbët, grekët, rumunët e bullgarët) të formonin shtetet e tyre të pavarura, për një kohë të gjatë, mbajtën një qëndrim mospërfillës ndaj çështjes shqiptare. Në këtë qëndrim pati ndikimin e vet edhe fakti që shqiptarët, të ndarë në tri fe (edhe pse i bashkonte një ndërgjegje e vetme kombëtare), me një shumicë zotëruese myslimane, shiheshin nga Evropa e sidomos nga Rusia e krishtere si një popull i huaj me to dhe më i afërt me turqit myslimanë. Jo vetëm Rusia, por edhe shtetet e tjera evropiane nuk qenë shkëputur ende në atë periudhë nga konceptet e vjetra teokratike për kombin, edhe pse perandorive shumëkombëshe teokratike po u vinte fundi. Në këto kushte, lufta për pavarësinë e Shqipërisë nuk mund të mbështetej veçse në forcat e popullit shqiptar dhe mund t’ia arrinte qëllimit vetëm kur të krijohej një koniunkturë e favorshme ndërkombëtare, kur kontradiktat ndërmjet Fuqive të Mëdha mund të shfrytëzoheshin me sukses për realizimin e saj. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në kushte të tilla ndërkombëtare. Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, në fazën e fundit të saj, ditën të shfrytëzonin me mjeshtëri koniunkturën politike që u krijua me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, kur në çështjen shqiptare u ndeshën me forcë interesat e kundërt të Fuqive të Mëdha. Është meritë e këtyre atdhetarëve largpamës dhe, në mënyrë të veçantë, e atdhetarit dhe e diplomatit të shquar Ismail Qemali, që, duke u mbështetur në luftën e popullit shqiptar brenda vendit, zgjodhën drejt çastin e përshtatshëm për të kaluar nga platforma e deriatëhershme politike e lëvizjes për autonominë në atë të pavarësisë. Dhe kjo u realizua pikërisht më 28 Nëntor 1912, kur Turqia po dëbohej nga Ballkani, kur Fuqitë e Mëdha vendosën të hiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në Ballkan dhe kur planet e aleatëve ballkanikë për ta zhdukur Shqipërinë, të përkrahura edhe nga fuqitë e Antantës, u kundërshtuan nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe. Vendimi historik i 28 Nëntorit drejtohej megjithatë jo vetëm kundër politikës së Fuqive të Antantës dhe të shteteve fqinje të Ballkanit, por edhe kundër planeve të fuqive të Lidhjes Tripalëshe. Këto të fundit, sidomos Austro-Hungaria e Italia, si më të interesuarat për çështjen shqiptare, ishin në atë kohë për autonominë e Shqipërisë, nën sovranitetin e sulltanit. “Pavarësinë” e saj ato e shihnin si një variant të mundshëm të zgjidhjes së çështjes shqiptare dhe e kuptonin nën prizmin e interesave të vet, si mjetin që do t’u hapte rrugën për të vendosur kontrollin ekonomik e politik mbi Shqipërinë, për ta përdorur popullin shqiptar si gardh kundër shtrirjes së shteteve sllave drejt perëndimit të Shqipërisë, si mbështetje për shtrirjen e tyre në Ballkan. Kthesa historike e 28 Nëntorit 1912 ishte premisa politike themelore për organizimin mbi baza më të përparuara të jetës shtetërore të pavarur të shqiptarëve dhe për zhvillimin më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Duke formuar Shtetin e Pavarur Shqiptar ajo objektivisht krijoi gjithashtu premisat dhe atë bazë shtetërore e politike, aq të nevojshme për ta mbajtur të gjallë çështjen e çlirimit dhe të bashkimit të të gjitha trevave shqiptare dhe për zgjidhjen përfundimtare të problemit shqiptar në Ballkan. Qeveria e parë shqiptare Kryetar Shteti, kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme: Ismail Qemal bej Vlora Zëvendëskryeministër: dom Nikollë Kaçorri Ministër i Brendshëm: Myfit bej Libohova dhe Asllan Pashali Ministër i Drejtësisë: Dr. Petro Poga Ministër i Bujqësisë: Pandeli Cale Ministër i Financave: Abdi bej Toptani Ministër i Arsimit: Dr. Luigj Gurakuqi Ministër i Luftës: Gjeneral Mehmet pashë Dralla Ministër i Punëve Botërore: Mitat Dume Frashëri Ministër i Postëtelegrafës: Lef Nosi Koleksionisti Shqiptar - 29 Nentor 2009 November 28, 1912 - Independence of AlbaniaSince the end of October 1912 in diplomatic circles and in the European press began to talk of the need for territorial changes in the best Balkan allies.In these conditions, Albanian patriots who were abroad decided to adopt a new political action alongside that of "Black Society to rescue" and other patriotic cities in the country. The purpose of this action would be to shpëtohej Albania by copėtimi, preserved the integrity of its land to meet a national assembly that will decide its fate. Initiative for this new action took Qemali and Luigj Gurakuqi Ismail, who thought they would have the support of the tripartite League. They set off from Istanbul and arrived in Bucharest, where on November 5, 1912 meeting organized Albanian colony there. It was decided to themelohej "drejtonjës a committee" to take in hand the country's government; to create a commission that will go to Europe to protect the government before the Great Powers "of national and local rights of the Albanian people" and a committee in Bucharest, which will co-ordinate the activities of other committees within and abroad come to homeland to help. Meeting in Bucharest in its decision did not specify clearly whether the required autonomy or independence. This would be determined, as it seems, the further development of events and the attitude that will carry the Albanian case against the Great Powers. For this purpose Ismail Qemali with friends went to Vienna, where he spoke with British Ambassador, Berhtoldin, and the Italian ambassador. Along the way, or possibly in the Austrian capital was reported Ismail Qemali movement which had begun in Albania for a meeting of national assembly. He said British Ambassador on November 10 that would leave shortly for Vlora to participate in a meeting of Albanian leaders, the Albanians were determined to preserve their country, they would fight until the last drop of blood to prevent a disintegration of his and that creating a separate Albania will mënjanonte interference Austria and Italy. The idea for an assembly meeting in Albania, which will represent Great Powers demands of the Albanian people, he found the support of the Austro-Hungarian government. Qemali Berhtoldi Ismail announced that Vienna was for an autonomous Albania. Such was the prevailing opinion in diplomatic circles of other great powers. But autonomy under the Ottoman Empire had no meaning now. Ottoman Army in the Balkans was routed on all fronts. Serbian troops, Montenegrin and Greek had entered deep into Albanian soil. In these conditions the only fair solution of the Albanian issue was that of independence. In this conclusion reached patriotic group led by Ismail Qemali, which on November 19 stated in Trieste, where he had been with friends, that: "... immediately after his arrival in Albania will be declared Albania's independence and would be elected interim government. From Trieste commission was formed in Vlora for the preparation of the meeting of national assembly sent a telegram, through which required that measures be taken to call the delegates. The idea of independence of Albania and the story of the collection of national assembly were received with great enthusiasm in Albania, where they found a ground prepared first since the country's patriotic circles. These districts had established links between them and had given Vlora as a center where the meeting will become the representatives of Albanian nation. Group led by Ismail Qemali arrived in Durres on 21 November. Together with atdhetarė durrsakë he decided to raise the national flag in the city. But the Ottoman authorities, assisted by the enemy of the Albanian National Movement dhespot James arrived, though temporarily, to prevent this action. Turkish Command of Ioannina tried by its Qemali Ismail caught him alive or dead, but soon was forced to abandon this decision. Turkish administration in the provinces of Albania, still unoccupied by the Balkan armies in general was not able to prevent the Albanian movement. She feared many an armed conflict with the Albanians, in a time when foot-pedal is followed by Balkan allies and when the only way of withdrawing to the west was Albania. Accompanied by delegates of Durres, the Shijak, Tirana and Kruje, Ismail Qemali his friends left for FC. From there through Karatoprak passed in Fier, where delegates met with Kosovo, and on November 25 arrived in Vlora. Here delegates of the Albanian people were welcomed with celebration. "A holy fire of patriotism, - writes Ismail Qemali in his memoirs, - had taken the city where I was born and most welcoming people everywhere with enthusiasm and joy". The work of the first patriot leaders since November 26 was the organization of the armed forces. For this purpose he raised an organizing committee and sent a circular pleqësive the villages, through which the mobilizonin people porositeshin capable weapons and to keep them alert. Meanwhile, the Serbian Army is rapidly advance the Albanian lands. It is near Durres, Tirana and Elbasan Kruja. Districts patriotic these cities decided to announcing soon bring independence to the Serbian military authorities conducted before the fact. November 25 Elbasan declared independence first. The next day it declared Durres and Tirana, and on November 27 Kavaja, Peqini of Lushnja. Due to progress pandalur Serbian army, the situation in Albania was becoming increasingly critical. This was why the evening of November 27 delegates were in Vlora, although they had not yet reached representatives of several provinces, decided to collect the day after the national assembly. On 28 November 1912, at 14, opened the National Assembly in Vlora. In the first meeting of the Assembly was attended by 37 delegates, who were added during the days that followed, reaching 63 people, representing all Albanian territories. Most of them were leaders of the Albanian National Movement activists. Besides attending Ismail Qemali Luigj Gurakuqi, Isa Boletini Sali Gjuka, Bedri Pejani Rexhep Mitrovica, Vehbi Agolli, Nikole Kaçorri, Jani Minga, Abdi Toptani Pandeli Cale, Karbunara Dude, Lef Nosi, Mithat Frashëri, Dëralla Mehmet, Hasan Hysen Budakova , Aydin Draga, Sheriff Efendi Dibra, Dhimitėr Mborja, Dhimitėr Zografi Shefqet Daiu, Recep Adam, Dhimitėr Berat Christo Meksi Jalal Koprëncka Spiro Ilo, Iljaz Vrioni, Hajredin Cakrani, Shefqet Verlaci others. Isa Boletini 400 fighters arrived with Kosovo on November 29, expected with great joy by the population and by individual Assembly Members. The other Kosovo leaders, because of the circumstances of war, failed to attend Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, etc. Sait Hoxha., Who were in prison in Belgrade, as well as Bajram Curri, which, although left for the Assembly, was marred by fighting on the road. Participation in the Assembly of delegates from all cities of Albania, including those that were occupied by Serb armies, Montenegrin, Greek, gave him the character of a national assembly mbarëshqiptare. This was both an expression of determination of all Albanians to join their national state, which would include all Albanian territories. Assembly elected as chairman Qemali Ismail, who spoke about the past of Albania under Ottoman rule and wars of Albanians to gain their rights. He noted that the circumstances created by the Balkan War "the only way to salvation was the division of Albania from Turkey". Mayor's proposal was approved unanimously by the delegates who signed the historic document for the Independence of Albania, saying: "... Albania now become separately, free of mosvarme. Then arose madhërisht Albanian national flag before thousands of people had gathered outside the headquarters of the Assembly who received this historic event with enthusiastic cheers, and people përshkonte city streets singing, eloquent atdhetarė, as Jani Minga, Murat Toptani others., with speeches evokonin flaming wars of the Albanian people for freedom. The Assembly of Vlora also appeared interim government headed by Ismail Qemali. Historical significance of the Proclamation of Independence The declaration of Independence was an act of vital importance to the Albanian people. She, on the one hand, closed an era of all wars of centuries of trying to get rid of the foreign yoke, to preserve territorial integrity of the homeland of the free form Albanian national state of being crowned the work of the Renaissance and, in turn, opened a new era, an era of wars and other efforts to protect the independence gained from external threats and internal, to ensure national unity and seriously disabled to set the democratic order. Establish national flag in Vlora representing common victory of all Albanian area of the plateau north of Dukagjin to Chameria south, the Adriatic coast of the Ionian to the west and up in the fields of Kosovo, Tetovo, in the basin of Skopje, in the Presevo valley of Kumanovo, in the east. These lands, by participating actively with rifles of ink in the national liberation movement, laid the foundation stones of Albanian independence, the çimentuan those with blood of the children better and opened the way for formation of the Albanian state. Assembly of Vlora declared independence on behalf of all Albanians, all three Albanian, who sent their representatives to it. He tackled one of the inherent Albania. The Albanian government of Ismail Qemali came as the international representative of the entire Albanian population of all Albanian lands, although a large part of them was occupied by the armies of the Balkan states. The marks statements of protest, that this government Balkan states sent their military command, in which demanded immediate removal of foreign military forces from the occupied territories and return of their Albanian Albania, were made in behalf of the National Assembly representing all territories inhabited by Albanians. The Act of 28 November 1912 sanksionohej undeniable historical rights of the Albanian nation to be united, free independent ei its territories, along with other peoples of the Balkan Peninsula. This was a right derived from his being as people with language, culture, the individuality of its history, right near the countless sacrifices in war trenches, the right belonged to help the valuable in expulsion from the Balkans to foreign Ottoman rulers. Assembly of Vlora laid the foundations of new sovereign Albanian state. To ensure such a victory for the Albanian people had to make a long struggle against the Ottoman rulers and predatory targeting of foreign powers. A variety of circumstances domestic and foreign made that these movements can not reach the target. But in every stage they have put to the test material and moral forces of the Albanian people have enriched experience of its military traditions and have created the premises for further development of the war. In the century. Century and the beginning of the century. XX this war took place on the basis of new social and political and character took the national conscious. The declaration of autonomy by the League of Prizren and it's Independence from the Assembly of Vlora in 1912 are two basic links in the chain of events national movement, linked organically between them as an expression of popular will and as a direct consequence of the logical conclusion of liberation war . But the Albanian independence declaration was in the same time a higher stage, determined by the progressive development of movement and international circumstances. In the Balkan Peninsula, Albania, as Macedonia, was the last that was liberated from the rule of the Ottoman Sultans, in a time when other neighboring nations had, who more and who less, tens of years to be made independent state. This delay was caused by economic factors, social and political, internal and external, that did ndërsjelltas on Albanian National Movement and determined its pace of development. Economic and social backwardness of the country was undoubtedly a factor that delayed the growth of organizational forces of leading the national movement as a result of difficult and delayed the declaration of independence. However, even though Albania was a small country on election rëndonte a great empire, a fundamental factor that delayed for tens of years the Albanian independence was foreign. The Albanian people have been throughout the national liberation movement only, without external help and without allies. Moreover, neighboring Balkan states, which had first ensure the independence, fought by all means, ranging from diplomatic pressure ending with armed intervention against the Albanian National Movement, which, by its goals was to contrary to their plans of economic and political slavery and devisioo Albania. The Great Powers, which, throughout the century. Century had supported Christian Balkan peoples (Serbs, Greeks, Romanians and Bulgarians) to form their independent states, for a long time, held a defiant attitude towards the Albanian issue. In this approach had its influence the fact that Albanians, divided into three religions (although only join a national consciousness), with a dominant Muslim majority, seen from Europe and especially from Christian Russia as a foreign nation to and close to the Muslim Turks. Not only Russia, but also other European countries were not yet in that period breakaway from old concepts theocratic nation, even though I was theocratic multinational empires come to an end. In these conditions, the struggle for the independence of Albania can not be based only on the forces of the Albanian people and may reach the goal only when it created a favorable international koniunkturë when contradictions between the Great Powers can be used successfully for the implementation of her. Albania's independence was declared in such international conditions. The leaders of the Albanian National Movement, in its latest phase, the day of access to political skill koniunkturën was created with the explosion of the First Balkan War, when the Albanian issue was met by force contrary to the interests of Great Powers. It is the merit of these patriotic visionary and, in particular, the patriot and prominent diplomat Qemali Ismail, who, relying on the fight of the Albanian people in the country, chose the appropriate moment to move from the platform of political deriatëhershme movement for autonomy in that independence. And it was realized exactly on 28 November 1912, when Turkey is dëbohej from the Balkans, when the Great Powers decided to give up the preservation of the status quo in the Balkans and Balkan allies when plans gone to Albania, supported by powers The Antantës, was rejected by the League tripartite powers. Historic decision of November 28, however, directed not only against policy Antantës Powers and neighboring Balkan states, but also against plans League tripartite powers. The latter, especially Austria-Hungary and Italy, as interested in the Albanian issue, were at that time for the autonomy of Albania, under the sovereignty of the Sultan. "Independence" they saw her as a possible option to resolve the Albanian issue and understood under the prism of his interests, as the vehicle that would pave the way to establish economic and political control over Albania, for use Albanian people as a hedge against the extent of westward Slavic states of Albania, as support for their expansion in the Balkans. Albania's declaration of independence even though, as it will prove the unjust decisions of the Conference of Ambassadors of the Six Great Powers in London (1913), failed to unite in a single state all the territories of the Albanian population, creating five centuries of independent Albanian State is the largest event, unique in the history of Albanian nation during the century. XX. Historical curves of 28 November 1912 was the fundamental political premise for the organization on the basis of life on advanced independent Albanian state and faster economic development, social and cultural development of the country. Having established the Independent State of Albania it objectively and it also created the basic premise of the political state, so necessary to keep alive the issue of liberation and unification of all Albanian area and final settlement of the Albanian problem in the Balkans. Albanian government first State President, Prime Minister and Minister of Foreign Affairs: Ismail Kemal Bey Vlora Deputy Prime Minister: dom Nikole Kaçorri Interior Minister: Myfit Bey Libohova and Asllan Pashali Minister of Justice: Dr. Petro Poga Minister of Agriculture: Pandeli Cale Minister of Finance: Abdi Bey Toptani Minister of Education: Dr. Luigj Gurakuqi Minister of War: General Mehmet Pash Dralla World Affairs Minister: Mitat Dume Frashëri Minister Postëtelegrafës: Lef Nosi |
Thursday, June 27, 2013
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment